Indianët vargmalin e Himalajeve s’e kanë parë kurrë si tash
Banorët në shtetin verior të Indisë Punjab këto ditë po e shohin vargmalin e Himalajeve, i cili tani është më i dukshëm nga 160 kilometra për shkak të zvogëlimit të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga bllokada si pasojë e koronavirusit në vend.
Indianët në qytetin e Jalandharit dhe zonën përreth kanë postuar fotografi në internet me pamje nga shtëpitë e tyre, me disa duke thënë se nuk kanë parë majat e Himalajeve për dekada.
“Për herë të parë në gati 30 vjet (Unë) mund të shoh qartë Himalajet për shkak se bllokada në Indi ka pastruar ajrin. Mahnitëse”, shkroi Manjit Kang një qytetar i kësaj zone.
Fenomeni është bërë i mundur nga një përmirësim dramatik në cilësinë e ajrit javët e fundit, pasi industritë u mbyllën, makinat u larguan nga rruga dhe linjat ajrore anuluan fluturimet në përgjigje të pandemisë së koronavirusit.
Delhi regjistroi një ulje prej 44 % të niveleve të ndotjes së ajrit PM10 në ditën e parë të kufizimeve të tij, theksohet në të gjeturat e Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes së Indisë.
Sipas raportit, në total 85 qytete në të gjithë Indinë panë më pak ndotje të ajrit në javën e parë të bllokimit mbarëkombëtar.
Ndërkohë, cilësia e ajrit në Jalandhar, e cila ndodhet më shumë se 160 kilometra larg Himalajeve, është matur si “e mirë” në indeksin kombëtar të vendit për 16 nga 17 ditët që kur u njoftua bllokimi në shkallë vendi, raporton CNN.
Në të kundërtën, e njëjta periudhë 17 ditore vitin e kaluar nuk arriti të regjistrojë një ditë të vetme të cilësisë së “mirë” të ajrit – dhe në 17 ditët e para të marsit të këtij viti, vetëm tre ditë panë cilësi “të mirë” të ajrit.
India është shtëpia e 21-të nga 30 zonat urbane më të ndotura në botë, sipas të dhënave të përpiluara në Raportin e Cilësisë së Ajrit Botëror të IQAir AirVisual për vitin 2019, me gjashtë në top dhjetëshen. Vendi ka raportuar gati 6 000 raste nga Covid-19 dhe 178 vdekje sipas shifrave të Universitetit “Johns Hopkins”.