Indiani beson se maska e florinjtë 4 000 dollarë e mbron nga Covid-19
05 korrik 2020
| 16:25
Një nga mjetet kryesore të luftës globale kundër pandemisë Covid-19 është maska e fytyrës. Por në Indi një burrë ka zënë titujt e parë të medieve për një maskë unike që zotëron, për të cilën ka besim të plotë se nuk do e lejojë që të infektohet me koronavirus.
Biznesmeni Shankar Kurhade nga qyteti perëndimor i Punes, ka blerë një maskë të florinjtë për rreth 4,000 dollarë.
“Është një maskë e hollë që ka vrima të vogla dhe më ndihmon të marr frymë. Meqenëse është e florinjtë kam besim se do të më mbrojë nga koronavirusi”, ka pohuar ai.
Ai ka treguar se njerëzit kërkojnë të bëjnë foto me të. “Ata çmenden fare prej maskës time, sidomos kur e vesh nëpër tregje ose vende me njerëz”, ka treguar Kurhade.