Indikacione serioze për synime destabilizuese nga Serbia brenda Kosovës
Shkruan: Burim Ramadani
Bratisllav Dikiq, i ndihmuar edhe nga Milan Radojiçiq, duket të jenë autorizuar nga struktura shtetërore të Serbisë për të tensionuar situatën sidomos në veri të Kosovës.
Tensionimi i situatës së sigurisë duket që është i lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, por edhe me mundësinë reale të hapave zyrtar të shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnja gjatë këtyre javëve.
Në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës (KiE), për Kosovën është kthyer në çështje serioze procedimi eventual i Draft-Statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.
Por, çka ndodhi që nga sulmi në Banjskë:
• Më 24 shtator 2023 Serbia pati organizuar sulm përmes një Grupi Paramiltar në Bansjkë.
• Më 21 tetor 2023, ndërmjetësuesi i BE solli draft-Statutin e Asociacionit në Prishtinë.
• Më 26 tetor 2023, në takim me disa liderë europianë, Kryeministri Kurti pranoi ta nënshkruajë Draft-Statutin si pjesë e pakos, por me kusht të nënshkrimit edhe nga Serbia.
• Më 22 mars 2024, Osmani-Kurti-Konjufca u zotuan zyrtarisht për procedimin e Asociacionit, edhe pa nënshkrimin e pakos nga Serbia, pas anëtarësimit në KiE.
• Më 3 prill 2024, Kuinti i kërkoi zyrtarisht Qeverisë së Kosovës të procedojë Draft-Statutin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese para anëtarësimit në KiE.
• Më 16 prill 2024, Asambleja Parlamentare e KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës.
• Më 16-17 maj 2024, niveli Ministror i KiE do të vendos për votimin rreth anëtarësimit të Kosovës.