Indonezia do ta zhvendosë kryeqytetin
26 gusht 2019
| 14:33
Kryeqyteti i Indonezisë do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo, ka bërë me dije presidenti i këtij vendi, Joko Widodo.
Kryeqyteti aktual, Xhakarta, i cili ka mbi dhjetë milionë banorë, ndodhet në tokë moçalore.
Pjesë të qytetit po fundosen deri në 25 centimetra në vit dhe gati gjysma e tij tani është nën nivelin e detit.
Emri i kryeqytetit të ri të planifikuar nuk është bërë i ditur ende.
Është thënë se ai do të shtrihet në dy rajone relativisht të pazhvilluara, Kutai Kertanegara dhe Penajam Paser Utara.
Projekti ambicioz do të kushtojë rreth 32.7 miliardë dollarë. /Rel/