Indonezia në panik, pas tërmetit e cunamit aktivizohet vullkani
04 tetor 2018
| 15:15
Nuk ka qetësi për ishullin indonezian të Sulawesi. Pas tërmetit të fuqishëm dhe cunamit të javës së kaluar, e gjithë zona është përfshirë nga paniku.
Gjithçka për shkak të aktivizimit të beftë të vullkanit Soputan, i cili nisi aktivitetin fuqishëm gjatë kësaj të mërkure.
Nga erozioni i vullkanit është shkaktuar një shtëllungë tymi rreth 6 mijë metra e lartë si dhe hi.
Autoritetet këshilluan popullsinë e zonës që të shmangin afrimin deri në 6.5 kilometra larg vullkanit. Ky vullkan vjen pas tërmetit dhe cunamit që shkaktoi mbi 1300 viktima./gazetashqip/