Indonezia nxjerr në rrugë “fantazmat”
15 prill 2020
| 08:54
Të veshur si fantazma, një fshat në Indonezi raportohet se po përdorë disa vullnetarë për t’i trembur njerëzit të mos dalin nga banesat gjatë karantimit dhe ta ruajnë distancimin social gjatë pandemisë së virusit “Korona”.
Fshati Kepuh, në ishullin Java, filloi vendosjen e këtyre “patrullave” muajin e kaluar.
Në folklorin indonezian këto fantazma, të njohura si “pocong”, thuhet se përfaqësojnë shpirtrat e bllokuar të të vdekurve.
Indonezia deri më tani ka rreth 4 500 raste dhe 400 vdekje të konfirmuara nga virusi, por mendohet se shkalla e vërtetë e infeksionit në të gjithë vendin është shumë më e lartë.