Indonezia raporton për 24 mjekë të vdekur nga COVID-i

07 prill 2020 | 09:26

Indonezia ka raportuar rritjen më të madhe ditore të rasteve të reja me koronavirus gjatë të hënës. Asociacioni i Mjekëve të Indonezisë ka njoftuar se deri tani kanë vdekur 24 mjekë të cilët po trajtonin pacientët e prekur me COVID 19. Rritja e numrit të vdekjeve në mesin e mjekëve, që është dyfishuar nga java e kaluar, vjen pas kritikave që personeli shëndetësor ka mungesë të pajisjeve mbrojtëse.

281 rastet e reja me koronavirus e kanë çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2491 209 vdekje të konfirmuara është numri më i lartë i vdekjeve në Azi.

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se përqindja e lartë e vdekjeve në numrin e konfirmuar të rasteve është një shenjë se shpërthimi është shumë më i madh sesa të dhënat zyrtare tregojnë për vendin e katërt më të populluar në botë.

Javën e kaluar Agjencia e Inteligjencës së Indonezisë ka zbuluar se pret që rastet me koronavirus të arrijnë në kulm në tre muajt e ardhshëm, duke tejkaluar 100,000 raste në korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri britanik Michael Gove njoftoi të martën se kryeministri Boris…