Indonezinë e lëkundë një tërmet i fortë
06 prill 2020
| 10:37
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë i shkallës riter ka goditur mëngjesin e sotëm provincën Maluk të Indonezisë. Instituti Statistikor për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 122 kilometra në veriperëndim të qytetit Jailoloa dhe në një thellësi prej 10 kilometrash nën tokë.
Nuk ka informacione për pasoja nga tërmeti, ndërsa Instituti nuk lëshoi paralajmërim për cunam. Në shtator të vitit të kaluar provincën Maluk e goditi një tërmet i ngjashëm në të cilin jetën e humbën së paku 36 persona në qytetin Ambon.