Industria e filmit në Europë: Cili shtet po i bën konkurrencë Hungarisë e Çekisë?
Vendet e Europës qendrore po konkurrojnë egër mes tyre për të marrë një pjesë nga buxhetet e prodhimit të filmave ndërkohë që gjigantët si Amazon, Netflix, apo Hulu përgatiten të nxjerrin në treg serialet më të reja plot fantazi. Stafet e kualifikuara, kostot e ulta të punës si dhe incentivat e kënaqshme të prodhimit kanë tërhequr prej kohësh prodhuesit ndërkombëtare të filmave në Çeki dhe Hungari. Por, tashmë edhe vende të tjera përreth po futen në “lojë”.
Polonia së fundmi ka mundësuar një ulje me 30% të kostove të prodhimit të filmave, në mënyrë që të ndjekë hapin, duke detyruar Çekinë dhe Hungarinë të rrisin incentivat. Në Çeki në 2018 investimet e huaja në fushën e filmit kapën shifrën e 210 milionë dollarëve, për plot 38 filma apo seri të huaja. Në Hungari në 385 milionë për 333 prodhime. Një tjetër direktivë europiane pritet që t`i japë një shtysë të re investimeve këtë vit, duke i kërkuar platformave on-demand që ti shesin audiencave europiane në mënyrë që 30% e produkteve të jenë europiane.
Seriali “Game of thrones”, një ndër më të njohurit në botë sot, ka bërë që industria e filmit në Europën Qendrore dhe jug-lindore të marrë një hov të madh. Seriali i famshëm, i xhiruar në Dubrovnik ka rritur ndjeshëm “oreksin” e shteteve përreth./SCAN/