“Industria e luftës”, përballë kërkesës së lartë për respiratorë

03 prill 2020 | 09:04

Nga Dyson te General Motors, nga Renault në JCB, nga PSA te Schneider, një mobilizim masiv i prodhuesve për të plotësuar sa më shpejt që të jetë e mundur, kërkesën për respiratorë. Kjo duke ndihmuar prodhuesit tradicionalë të kësaj paisjejej të tillë si kompania amerikane GE Healthcare, ajo franceze Air Liquide, prodhuesi suedez Getinge dhe ai gjerman Drager.
Ndërkohë spitalet përvec mungesës së aparateve të frymëmarrjes po jetojnë edhe me frikën e mungesës së oksigjenit. “Udhëzimet tani janë që të lidhen dy pacientë në të njëjtin sistem respiratori, ndërsa ne vendosim në disa respiratorë fuqi të pamjaftueshme oksigjeni me bombola prej 5 litrash në vend të atyre me 15 litra”, thotë një mjek nga spitali Ile-de-France.

Reaspiratorët

Air Liquide prodhuesi i vetëm francez për pajisje të tilla ka krijuar një grup të përbashkët pune me PSA, Valeo dhe Schneider me objektivin që të prodhojë 10,000 respiratorë deri në mes të majit. Një përpjekje e jashtëzakonshme për të plotësuar nevojat e spitaleve franceze. Benoit Potier, shefi i Air Liquide, tha për gazetën Les Echos, kërkohet prodhimi për 50 ditë i një sasie që kompania në situatë normale e bënte në tre vjet! Të gjithë industritë, veçanërisht industria e automobilave, po mobilizohen gjerësisht për të prodhuar urgjentisht respiratorët.
Air Liquide, ka marrë përsipër të katërfishojë prodhimin në fabrikën e saj në Hauts-de-Seine, nga 250 pajisje në muaj në 1000. Me ndihmën e tre prodhuesve të tjerë mbështetës, kompania do të furnizohet nga më shumë se 140 nënkontraktorë të cilët do të ofrojnë 300-400 pjesë përbërëse të vogla të nëvojshme për një respirator. Kjo kursen edhe kohë në krahasim me nismat e tjera franceze të ndërmarra nga CEA dhe Renault dhe startupe ose prodhues të tjerë.

Çmimet

Air Liquide ka në plan që të arrijnë në prodhimin e 4500 respitratorëve deri në 15 Prill. Konsorciumi i katër kompanive franceze do të prodhojë respiratorë tashmë të aprovuar të Air Liquide, të modeleve Osiris dhe T60 të njohura për spitalet, me çmimin e kostos. Sipas një prodhuesi kinez, Mindray Bio-Medical Electronics Co, kërkesa aktuale për respiratorë është 10 herë më e madhe se paisjet që kanë sot në dispozicion spitalet e të gjithë botës. Për pasojë në tregun ndërkombëtar çmimet e respiratorëve njohin vetëm rritje. Një prodhues kinez e ofron një pajisje të tillë me çmimin 30,000 euro, kur çmimi i zakonshëm i ventilatorëve të bërë në Francë nga Air Liquide në varësi të modelit ka qenë midis 3500 dhe 10000 euro.

Nevoja për oksigjen

Po aq emergjente është edhe nevoja për oksigjen. Air Liquide është e angazhuar. “Njësia jonë Liquide Santé prodhon oksigjenin që shpërndahet në të gjithë vendin dhe kudo jemi duke rritur prodhimin,” thonë nga kompania. Ata sqarojnë se grupi ka arritur shumë shpejt të shumëfishojë prodhimin për pesë rajonet më të prekura të Italisë, pa ndryshuar strukturat e tij industriale.
Pas prodhimit, logjistika është gjithashtu në punë me turnei: dërgon oksigjen të lëngshëm në temperatura të ulëta nëpër spitale, ruan, kontrollon tubacionet e oksigjenit të gaztë nëpër shtretër dhe shumëfishon lidhjet e reja çdo ditë. Pa harruar trafikun e vazhdueshëm të bombolave për t’i rimbushur e as nevojën për të ndjekur pacientë kronikë në shtëpi, të cilët kanë nevojë për ventilim. /Les Echos/Mapo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar disa teste për…