Industria e përpunimit shënoi rritje

18 shtator 2018 | 15:07

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti ka pasur rritje industria nxjerrëse me 65.96% dhe industria përpunuese me 36.90%, derisa rënie shënuan sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 21.55% dhe ai i furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me -21.42%.

Sipas indeksit të vëllimit industrial për tremujorin e dytë 2018 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar TM2 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rritje te sektori i industrisë nxjerrëse me 9.93%, furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 5% dhe tek industria përpunuese me 0.11%. Rënie ka pasur te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për -9.3%.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë…