Ines Demiri takohet me homologun e saj amerikan në Jerusalem

05 maj 2021 | 14:29

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri është takuar me homologun e saj amerikan, Jonathan Shrier.

Shrieri ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Twitter” nga takimi me Demirin dhe i ka uruar mirëseardhje në komunitetin diplomatik në Jerusalem.

“Sot isha i nderuar ta takojë, Ines Demirin, e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Kosovës në Izrael. Mirësevjen në komunitetin diplomatik në Jerusalem”, ka shkruar Shrieri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni turistik këtë verë në Shqipëri pritet të shënojë një…