Infantino: Dyert e FIFA-s do të jenë gjithmonë të hapura për Kosovën

27 shtator 2018 | 18:38

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka premtuar mbështetje për kryetarin Agim Ademi dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Infantino ka thënë se dyert e FIFA-s gjithmonë janë të hapura për futbollin e Kosovës.

“Ne do ta mbështesim presidentin Ademi në vizionin dhe strategjinë e tij përmes projekteve dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë që t’i realizojë objektivat e tij. Për presidentin Ademi dhe FFK-në dyert e FIFA-s do të jenë gjithmonë të hapura”, ka thënë Infantino pas takimit me drejtuesit e FFK-së, Agim Ademi (kryetar), Flamur Bunjaku (anëtar i KE) dhe sekretarin e Përgjithshëm, Eroll Salihu. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Zvonimir Bobanin dhe Bjorn Vlassalo.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për medie se kryetari Agim Ademi e ka njoftuar Infantinon se Kosova ka kaluar në një periudhë të vështirë nën okupim, por vullneti dhe përkushtimi i njerëzve e ka mbajtur gjallë frymën e futbollit dhe pranimi i futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte gjëja më e drejtë që kanë marrë këto dy institucione.

“Ademi e njoftoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, për zhvillimin e futbollit në Kosovë, përkushtimin për ngritjen e cilësisë së ligave. Përkujdesja dhe ngritja e shkollave të futbollit. Puna me të rinj e të reja, me theks të veçantë futbolli i femrave. Zhvillimi i futbollit shkollor dhe përfshirja e tyre në turnetë e ndryshme, sikur edhe me nevoja të veçanta. Po ashtu edhe projekti Grassrotts. Për zhvillimin e futsallit dhe ekipeve kombëtare. Po ashtu presidenti Ademi e njoftoi mikpritësin për angazhimin maksimal të tij për realizmin e projekteve në infrastrukturë, për ngritjen profesionale të FFK-së, të trajnerëve dhe gjyqtarëve. Presidenti Ademi falënderoi presidentin Infantino edhe për punën me gjyqtarë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, është shprehur optimist…