Infantino, kandidati i vetëm për president të FIFA-s
06 shkurt 2019
| 17:35
Gianni Infantino pritet të mbesë president i FIFA-s edhe për katër vjet të tjera, pasi është kandidati i vetëm në zgjedhjet e ardhshme.
48-vjeçari u zgjodh si pasues i Sep Blatterit më 2016, pas punës së mëhershme në UEFA. Ai tani ka siguruar një mandat shtesë si shef i FIFA-s, me zgjedhjet që mbahen më 5 qershor në Paris.
Kandidatët që kanë dashur të garojnë për president të FIFA-s është dashur të kenë së paku pesë nominime nga 211 federatave anëtare deri të martën. Këtë e ka arritur vetëm Infantino.