![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/infantino-3.jpg)
Infantino takohet me presidenten Osmani
30 shtator 2022
| 12:01
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantinos po qëndron për vizitë në Kosovë, ai ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmanin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FShF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini.
Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zëvendëssekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zëvendëssekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino. Infantino ia dhuroi edhe një fanellë Osmanit.