Infektohet me Covid-19 deputeti i BDI-së
09 tetor 2020
| 22:24
Deputeti i BDl-së, Ismail Jahoski i njohur si pronari i kompanisë Puçko Petrol, është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e Covid-19, mëson Zyrtare.net nga burime të afërta me Jahoskin dhe partinë e tij.
Për momentin, Jahoski është në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa stafi i Klinikës Infektive është duke e mbajtur nën kontroll.
Jahoski në zgjedhjet e fundit ka fituar mandatin e deputetit në parlamentin e Maqedonisë nga radhët e BDI-së, së Ali Ahmetit.