
Infektohet me Covid-19 lojtari i Belgjikës
08 shtator 2020
| 10:39
Belgjika fitoi ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Nations League ndaj Danimarkës (0-2) pret në shtëpi Islandën, një tjetër kombëtare nordike.
“Djajtë e Kuq” janë prekur nga koronavirusi, teksa është Brandon Mechele lojtari i infektuar. Qendërmbrojtësi i Club Brugge ka rezultuar pozitiv në testet e kryera dhe është larguar nga grumbullimi.
Lajmi zbulohet nga një postim i Federatës së Futbollit Belg në Twitter, me 27-vjeçarin që ka nisur menjëherë karantinën në shtëpinë e tij.