Infektohet me Covid-19 njeriu më i shpejtë në botë
25 gusht 2020
| 10:25
Usain Bolt është testuar pozitiv me Koronavirus vetëm disa ditë pasi festoi 34-vjetorin e lindjes me shumë miq të tij (emra të rëndësishëm), ndër të cilët ishte edhe futbollisti i Manchester City-t, Raheem Sterling.
“Nationwide90fm”, një radio në Xhamajkë, raportoi se sprinteri më i madh i të gjitha kohërave ka marrë virusin dhe do të kalojë në izolim derisa testi t’i dalë negativ.
I njëjti burim thotë se 34-vjeçari e kishte bërë tamponin disa ditë më parë dhe se përgjigjen e mori të dielën. Ishulli i Karaibeve ka pasur gjithsej 1 413 raste me Koronavirusit dhe 16 vdekje në total.