Infektohet me koronavirus aktorja kryesore e “La Casa De Papel”

20 mars 2020 | 13:10

Një ndër aktoret kryesore të serialit “La Casa De Pape” Itziar Ituno, ku ndryshe njihet edhe si Raquel Murrillo, inspektorja që ranë në dashuri me profesorin, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Vetë aktorja e ka dhënë njoftimin përmes një postimi në “Instagram” , ku shprehet se ka sintoma të buta dhe se të gjithë duhet të kujdesen për veten.

“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”, ka shkruar ajo.

Sezoni i ri  “La Casa De Papel” do lançohej në datën 4 prill por ende nuk ka asnjë lajm nëse do anullohet prej koronavirusit apo jo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milota Rashica është një nga lojtarët më të mirë te…