Infektohet me koronavirus infermierja nga Rahoveci
Një infermiere nga Rahoveci është konfirmuar pozitive në koronavirus. Lajmin e ka bërë publik, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Ai ka sqaruar se e infektuara punon në një spital privat në Prishtinë, prandaj nuk ka pasur kontakte me qytetarë nga komuna e Rahovecit.
Latifi ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët.
Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:
Të nderuar qytetarë,
Sapo u informova nga IKSHP, se edhe në komunën tonë kemi një rast të paraqitur me COVID-19.
Ju informoj se personi i infektuar nga fshati Kramovik, është infermiere e cila aktualisht punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë, e njëjta jeton në Prishtinë dhe mendohet se nuk ka pasur kontakte me qytetarë nga komuna e Rahovecit, kështu që nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar.
Të infektuarës i uroj shërim të shpejtë!
Të nderuar qytetarë,
Për çdo veprim do të informoheni me kohë!
Ju lutem të qëndroni në shtëpi!
Bashkë do t’ia dalim!
SL