
Infektohet me koronavirus mjeku i spitalit “Shefqet Ndroqi”
19 mars 2020
| 11:51
Një mjek i spitalit të Lushnjës ka dalë pozitiv pas testit të bërë për koronavirus. Analizat e tij u bënë pasi mjeku ishte pjesë e mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” i cili bënte turnin e mjekut roje ku ishte i shtruar edhe pacienti nga Lushnja i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Menjëherë pas daljes së analizave mjeku është vetëkarantinuar në ambientet e shtëpisë.
Nga informacionet e mara mësohet se mjeku nuk ka shenja apo shqetësime që karakterizohet koronavirusi. Veç kësaj, mostra për analizë u janë marrë dhe personave që mjeku ka pasur kontakte në spitalin e Lushnjës.