Infektohet nga koronavirusi djali i Vuçiqit
08 prill 2020
| 21:46
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se djali i tij ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.
“Biri im ishte infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e vet në “Instagram”.