Infektohet qëllimisht me koronavirus: S’qenka aq lehtë sa mendoja

03 prill 2020 | 08:13

Një kryetar gjerman, i cili pranoi se infektoi qëllimisht veten me koronavirus, ka thënë se sëmundja ishte më e keqe sesa priste, pasi mori një reagim të madh për veprimet e tij të diskutueshme në mediat sociale.

Kryetari i rrethit Mitte në Berlin tha se ai dëshironte të infektohej vetë në mënyrë që të zhvillonte imunitet. Ai u infektua me qëllim duke mos u izoluar larg së dashurës së tij, e cila mori koronavirusin kur ishte me pushime në Zvicër.

Stephan von Dassel, 53 vjeç, tha: “Unë mendoj se jam mirë, por kam qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, më gjatë nga sa mendoja.

“Unë u infektova me qëllim për t’u argëtuar dhe mendova, mirë ju e dini, për tri ditë të filloj të shërohem e të fitoj imunitet, pastaj nuk mund të infektohem përsëri dhe nuk mund të infektoj dikë tjetër. Por ishte më keq sesa mendoja’’, tregoi ai.

53-vjeçari tha: “Unë mendoja se shmangia e infeksionit nën karantinë në shtëpi me një person të infektuar, me gjithë masat parandaluese, ishte shumë e vështirë për t’u shmangur, për këtë arsye pranova që do të ndodhte dhe u sigurova të infektohesha sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Disa përdorues të mediave sociale kritikuan veprimet e tij në “Twitter”, duke thënë se sjellja e tij ishte “zhgënjyese dhe ai ishte një shembull i keq për të gjithë.

Ndërsa Von Dassel ka mbrojtur veprimet e tij, duke thënë se ai ishte përgjegjës.

‘’Unë jam përgjegjës për sjelljet dhe veprimet e mia. Do të vazhdoj të qëndroj në karantinë derisa të mos kem më rrezik për të infektuar të tjerët”, bëri me dije ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për shtyp e Parlamentit Evropian, i cili në rrethanat…