Infektologu Ahmeti thotë se rreth 40 për qind e qytetarëve të Kosovës e kanë kaluar Covidin

11 korrik 2021 | 17:46

Infektologu Sali Ahmeti, ka thënë se gjatë këtij muaji situata në Klinikën Infektive sa i përket koronavirusit është më e mira që nga fillimi i pandemisë.

Por, ai ka thënë se pavarësisht se situata është e mirë, qytetarët nuk duhet të mendojnë se pandemia ka përfunduar.

Ahmeti ka thënë se deri tani rreth 40 për qind e popullatës e kanë kaluar virusin.

“Sipas disa të dhënave preliminare që i kemi, diku 35  deri në 40 për qind e popullatës në Kosovë e kanë kaluar tashmë virusin, por është pozitive që edhe një pjesë e madhe e moshave të shtyra janë vaksinuar”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje, ai ka përmendur edhe variantin “Delta” të Covidit.

Megjithëse Ahmeti ka thënë se edhe ky variant nuk ka ndonjë veçori të veçantë në aspektin klinik.

“Sipas disa të dhënave nga OBSh-ja, deri në fundit të gushtit, varianti delta pritet të përbëjë 90 për qind të infektimeve në Bashkimin Evropian. Me këtë virus dhimbja e kokës është më e theksuar, si dhe rrjedhja e hundëve. Mirëpo varianti Delta përhapet shumë më lehtë dhe për dallim nga varianti origjinal, ky variant nuk kursen as moshat e reja”, ka thënë ai në “RTV Dukagjinin”.

Ahmeti ka theksuar se vaksinat që ka Kosova në dispozicion mbrojnë edhe nga varianti “Delta” i koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për më shumë se pesë vjet, Agron Rushiti nga fshati…