Infermieri Havolli: Të infektuarit janë mirë. Do t’ia dalim!
15 mars 2020
| 09:39
Mjekët në Kosovë e Shqipëri kanë dalë prapë në vijën e parë për t’i mbrojtur qytetarët e prekur nga koronavirusi. Në kohën kur të gjithë qytetarët e Kosovës janë izoluar, mjekët po qëndrojnë në krye të detyrës në spital. Me kujdestari aktive e orare të gjata, mjekët e Kosovës tash e dy ditë po qëndrojnë në krye të detyrës duke u marrë me pacientët të cilët janë infektuar me virusin kinez Covid 19. “Ne do të jemi gjithmonë aty! Me ekipin kujdestar po përgatitemi të hyjmë në vizitë te pacientët e prekur nga Covid 19. Jam i bindur se do t’ia dalim së bashku! Të gjithë pacientët janë mirë deri në këto çaste, që ka shkuar ora 00:40”, ka shkruar infermieri Fitim Havolli në llogarinë e vet në “Facebook”.