Infektologu: Hera e parë që “lija e majmunëve” paraqitet në Kosovë
‘’Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët dhe tani është konfirmuar edhe në vendin tonë. Kjo është hera e parë që kjo sëmundje paraqitet në Kosovë”, thotë ai.
Sipas Ramadani, kjo është një sëmundje infektive e rrallë që ka tri faza të dallueshme, të cilat janë të rëndësishme për njohjen e saj.
‘’Kjo sëmundje manifestohet me fazën e inkubacionit, pastaj faza e dytë me ethe dhe temperaturë dhe faza e tretë me ndryshime në lëkure, ndryshime të cilat duken si postula, që i ngjasojnë shumë sëmundjes Variola, i përngjanë shumë edhe Lijës së Ujit apo është një sëmundje virusale dhe simptolagjia zgjatë nga 1 javë deri në dy javë’’ thotë ai për Front Online.
Infektologu Ramadani, ka thënë se tek pacientët me këtë sëmundje shfaqen disa simptoma karakteristike, duke përfshirë rritje të gjëndrave regjionale, temperatura të larta, dhimbje të muskujve dhe kokës.
‘’Tek pacienti me këtë sëmundje kemi rritje të gjëndrave regjionale, temperatura është e pranishme, dhimbje të muskujve dhe kokës, me kalimin e kohës gjendja e sëmundjes shkon duke u përmirësuar dhe pas 13-14 dite, fillojnë ndryshime dhe ato fillojnë të hiqen nga lëkura dhe ai person nuk është infektues, por personat e kontaktit qoftë familjarë ose të quajmë të shërbimeve shëndetësore etj.’’ thekson ai.