Infektologu Ilir Tolaj: Të mbikëqyren në mënyrë më serioze masat e deritashme

01 prill 2021 | 10:31

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë në situatën aktuale kur edhe është rritur numri i të infektuarve me Covid-19 nuk e sheh të arsyeshme vënien e masave të rrepta kufizuese.

Ai ka thënë për gezetën “Epoka e re” se është e nevojshme që të rishqyrtohen disa masa të deritashme, si dhe të mbikëqyren në mënyrë më serioze masat e deritashme.

Tolaj ka theksuar se politika nuk ka ndonjë të drejtë morale për të ndërmarrë masa të mbylljes. Ai ka dhënë edhe arsyet për këtë.

“Numri i rasteve të reja ende nuk është i atillë për të qenë shqetësues. Me këtë nivel, sistemi shëndetësor, pa ndonjë sforcim të tepruar, është në gjendje që të përkujdeset për pacientët e shtrirë. Në një situatë të këtillë nuk e shoh të arsyeshme vënien e masave të rrepta kufizuese. Mirëpo, është e nevojshme që të rishqyrtohen disa masa të deritashme, si dhe të mbikëqyren në mënyrë më serioze masat e deritashme. Ne jemi dëshmitarë se tash në Kosovë askush nuk e respekton as edhe një masë të vetme anti-Covid. Politika nuk ka ndonjë të drejtë morale për të ndërmarrë masa të mbylljes, sepse është politika dhe janë politikanët, me fushatën e tyre parazgjedhore dhe me shkeljen brutale të secilës masë anti-Covid, përgjegjës për valën e tretë të pandemisë në Kosovë”, ka thënë Tolaj.

Intervista e plotë:

Politika nuk është marrë seriozisht me pandeminë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e…