Infektologu Kalo: Qytetarë, na ndihmoni!

23 mars 2020 | 08:46

Java e dytë pas shpërthimit të epidemisë në vendin tonë u mbyll me një rritje shqetësuese të rasteve të reja të infektuar me COVID 19, ndërkohë që me nisjen e javës së tretë pritet përkeqësimi i mëtejshëm i situatës.

Mjeku i Shërbimit Infektiv, prof. Tritan Kalo, i cili është edhe në ballë të luftës me epideminë, u bënë thirrje qytetarëve t’i ndihmojnë doktorët duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancës sociale.

Ja çfarë shkruan dhe kërkon ai nga qytetarët:

Edhe pse e diel 22 Mars 2020, detyrimi qytetar dhe ndërgjegjësimi profesional na kërkon të jemi në detyrë… Fillimisht me informimin objektiv të MSHMS për situatën, më pas inkurajimi i ekipit roje në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, takimi me Drejtuesit e Shërbimit të Urgjencës Polivalente (ShUP) në QSUT, hallkë shumë e domosdoshme në menaxhimin e të gjithave Urgjencave të qytetit milionësh të Tiranës, si dhe një Trajnim në mjedis të hapur të stafit të këtij shërbimi dhe të stafit shtesë, në lidhje me mundësitë e triazhimit të shpejtë dhe të saktë të rasteve që paraqiten në ShUP, përfshirë edhe ato ndoshta të prekur nga Covid-19… NA NDIHMONI duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social… Është një situatë preokupuese, POR ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh…JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë…..SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË!!!

E diela shënoi edhe viktimën e tretë me koronavirus, një 71 vjeçar nga Kuçova. Ndërkohë të dielën u raportuan 13 raste të reja, duke e çuar numrin në total 89.

Po kështu, 4 raste të reja u raportuan sot në Vlorë, e që priten të konfirmohen sot zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, do…