Infektologu Krasniqi apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, mos e bëni veten për spital

12 prill 2020 | 15:52

Infektologu Valbon Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të disa videove, ku shihen shumë qytetarë me vetura të tyre që ia kishin mësyrë Prevallës.

Krasniqi ka thënë se një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë, sidomos në këtë kohë pandemie.

“Nuk munda të rri i qetë kur lexova në portalet tona se shumë qytetarë sot ia paskan mësyrë Prevallës. Në një video nga atje po shihen dhjetëra vetura duke pritur në radhë. Kjo nuk duhet të ndodhë, kjo nuk guxon të ndodhë. Prevallën do ta kemi aty edhe pasi të kalojë pandemia. Ndjej obligim profesional e qytetar, që t’ju bëj thirrje atyre njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Krasniqi ka uruar që kërkesa e tij të kuptohet drejt.

“Prevallën, Badovcin, Rugovën, Batllavën e shumë bukuri tjera natyrore të Kosovës do t’i shijojmë të gjithë bashkërisht pasi të kalojë epidemia. Uroj të kuptohet drejt kjo thirrje e imja dhe thirrjet e gjithë kolegëve e autoriteteve tona shëndetësore për të qëndruar në shtëpi. #Rrinshpi Mos e bëni veten për spital!”, ka shkruar Krasniqi.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=606457976611381&id=100017415528003

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke qenë se vazhdon të besohet se fëmijët janë më…