Infektologu Krasniqi: Ju lutem mbani maskat, mos i shtrëngoni duart, por përshëndetuni me zemër

13 qershor 2020 | 22:48

Infektologu Valbon Krasniqi ka reaguar pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, ku këtë të shtunë u konfirmuan 53 taste të reja.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat e tyre ngjitur.

“Qytetarë të nderuar, Ju lutem mbani maskat. Mos i shtrëngoni duart. Përshëndetuni me zemër – JO me duar”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri italian i Shëndetësisë bën me dije se Franca, Gjermania,…