
Infektologu Krasniqi tregon për gjendjen e 13 pacientëve në Infektivë
19 mars 2020
| 08:45
Gjendja shëndetësore e pacienteve të prekur me koronavirus e të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë është e mirë.
Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, tha për Telegrafin se për momentin 13 nga pacientët e prekur me Covid 19 janë të shtrirë në Klinikë.
“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të shtrirë 13 pacientë. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë”, tha ai.
Krasniqi bëri me dije se persona të dyshuar për Covid 19 ka vazhdimisht, ndërsa ata që paraqiten në Klinikën Infektive në orët e mbrëmjes, testohen ditën e nesërme.
Deri më tani numri i personave të prekur me coronavirus është 20.