Infektologu nga spitali i Gjakovës: Vaksinimi, e vetmja mundësi për ta fituar betejën me pandeminë

01 shtator 2021 | 08:38

Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, është i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me Covid-19.

Ai ka ftuar qytetarët që të vaksinohen sa më shumë, shkruan “Epoka e re”.

Sipas Sylejmanit, vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me pandeminë Covid-19.

“Covid-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë për faqen e SHSKUK-së Sylejmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se 26,886 raste aktive…