Infektologu Ramadani: Fluksi nga mërgata dhe mosvaksinimi ndikuan në rritjen e rasteve me Covid

14 gusht 2022 | 15:49

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 1 230 mostrave. Infektologët kanë thënë se shkaktarë të rritjes së numrit të të infektuarve janë mosvaksinimi dhe fluksi i madh i mërgimtarëve.

Hamdi Ramadani, infektolog, ka thënë në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, se shkaktarë të rritjes së numrit të infektuarve mosvaksinimi dhe fluksi nga mërgata.

“Pse kjo rritje e infektimeve? Vaksinimi në vend nuk arriti nivelin e dëshiruar, nuk kaloi 62-përqindëshin e popullsisë që është pritur, si dhe ardhja e madhe e mërgatës nga njëra anë dhe tubimet e mëdha masive në restauronte, ahengjet, pa maska pa distancë, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, infektologët, ekspertë me përvojë, e kanë pas të ditur këtë situatë që mund të ndodhë.

Ramadani ka thënë se vaksinat amerikane apo britanike, “Pfizer” dhe “AstraZeneca”, janë treguar shumë të suksesshme në luftën kundër Covid-19.

Sipas tij, mundësia e paraqitjes se efekteve të dëmshme të vaksinave, dhe pasojave post-Covid janë shumë të vogla në krahasim me ata që nuk kanë marr vaksina anti-Covid.

“Mbrojta efektive arrihet pas 3 a 4 dozave të vaksinave, ndryshe me 1 ose 2 vaksina nuk ka mbrojtjen e dëshiruar”, ka thënë Ramadani.

Infektologu Ramadani, ka ftuar gratë shtatzëna dhe fëmijët që të marrin vaksinat anti-Covid, sepse sipas tij  është vërtetuar nga ekspertët amerikanë, se nuk ka efekte negative dhe se më të rrezikuara edhe në fazën post-Covid, janë ato gra shtatzëna që nuk kanë marr vaksinat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, ka humbur një…