Infektologu Salihu: Njëvjeçari me koronavirus është në gjendje të mirë
07 prill 2020
| 15:49
Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë është edhe një 1-vjeçar.
Infektologu Sali Ahmeti, ka konfirmuar për “klankosova.tv” se gjendja e fëmijës është e mirë dhe stabile.
“Gjendja e fëmijës është e mirë, në dukje nuk vërehet se është sëmurë, nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë mjekësore, ushqehet dhe qëndron mirë. Bashkë me fëmijën është infektuar edhe nëna e tij që po qëndron bashkë me të në Infektivë”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka shkuar në 170 si dhe katër viktima.