Infektologu Tolaj thotë se varianti indian i Covidit do të shfaqet edhe në Kosovë

10 maj 2021 | 12:51

Infektologu Ilir Tolaj ka deklaruar se varianti indian i Covid-19 do të shfaqet edhe në Kosovë.

Andaj, ai ka thënë se duhet përpjekje e madhe e autoriteteve shëndetësore që ta sigurojë vaksinën në mënyrë që atë ta marrin mbi 300 mijë persona.

“Rreziku potencial për një variant të ri në Kosovë dhe për një valë të re ekziston nëse së shpejti nuk sigurojmë një sasi të konsiderueshme të vaksinave dhe mendoj të vaksinohen 300 mijë e më tepër njerëz për një periudhë të shkurtër. Variant Indian është në prej varianteve në vazhdën e shumë varianteve të cilat kanë qarkulluar në botë”.

“Me siguri që herët a vonë do të vijë edhe në Kosovë. Tashmë disa mostra të këtij variant janë identifikuar në Britani të Madhe. Prej atje ashtu siç ka ardhur variant britanik do të vije edhe varianti indian dhe mu për këtë arsye ndikohet një përpjekje e madhe e autoriteteve shëndetësore që të sigurojmë vaksinën. Pavarësisht atyre mutacioneve që po shkaktojnë këto variante sërish vaksinat që të gjitha pa përjashtim po tregojnë që janë efikase në parandalimin e infeksioneve duke përfshirë edhe variantin indian”, ka deklaruar ai për “EO”.

Sipas tij, është normale që pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 të ketë zvogëlim, mirëpo kjo sipas tij, nuk po ndodh si shkak i numrit të vogël të testimeve.

Më tutje, ai ka thënë se të gjitha vaksinat kanë vërtetuar se janë 100 për qind efikase në parandalimin e Covid-19.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
By Jenny Hill, BBC Emri i saj nuk është shumë…