Infektologu Vishaj: Pas situatës së fundit po ndihemi më të relaksuar
Infektologu Arben Vishaj ka thënë se pas rezultateve të sëmartës ku janë 87 veta të shëruar nga koronavirusi dhe vetëm një rast i ri janë duke u ndier me të relaksuar.
“Lajm jashtëzakonisht i mirë dhe po ndihemi më të relaksuar. Dua të them se ky relaksim duhet të kovnerohet në një kujdes më të theksuar në të ardhmen që të mos përsëriten skena të pafavorshme”, ka thënë ai për Klan Kosova.
“Në Klinikën Infektive kemi pasur 34 pacientë, 15 prej të cilëve janë shëruar, 6 pacientë me oksigjenoterapi dhe dy i kemi në gjendje të rëndë”, është shprehur ai.
Vishaj ka bërë thirrje që ta vazhdohet të respektohen masat në mënyrë që të mos përkeqësohet situata.
“Për neve është sukses, sot ndihem shumë më të relaksuar dhe të lumtur. Këtë duhet ta konvertojmë me përkujdesje më të madhe në të ardhmen. Ka qenë vështirë të arrihen rezultatet por është vështirë edhe të mbahen”, ka thënë Vishaj.