Infermieri Albert Thaqi çdoherë në shërbim të pacientëve
Albert Thaqi ka kryer Fakultetin e Infermierisë në QEAP. Heimerer dhe njihet si një infermier i palodhshëm kur është në pyetje për t’ju shërbyer pacientëve.
Alberti është infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Roganë të Komunës së Kamenicës, ku shërben në rastet urgjente, shkruan “Epoka e re”.
Në vitin 1997, si 21-vjeçar Albert Thaqi iu bashkua vaksinimit vullnetar në Kamenicë, gjithë herë në shërbim të qytetarëve.
Mbi 20 vite eksperiencë si infermier në Kamenicë, Alberti njihet si një infermier i palodhshëm dhe shumë korrekt në punën e tij.
Kolegët e tij tregojnë për kontributin vullnetar që ka dhënë kudo dhe kurdo që është paraqitur nevoja, në kohët më të vështira e në terrenet më të vrazhda.
Këtë më së miri e tregon edhe angazhimi i tij në UÇPMB si vullnetar në mjekimin e ushtarëve të plagosur.
Pra 24 vite më vonë, Alberti u gjend në ballë të situatës më të vështirë shëndetësore globale të kohës sonë.
Ai u angazhua në pikën kufitare në Dheun e Bardhë, ku bashkë me kolegë të tjerë kanë kryer një punë të mahnitshme dhe efikase.