Infermieri Duraku pezullon grevën, sindikata i jep afat qeverisë deri javën tjetër

18 dhjetor 2020 | 16:17

Sekretari i Sindikatës i Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku, ka ndërprerë grevën e nisur disa ditë më parë. Lajmin e ka dhënë, në një konferencë për medie, kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli.

Ai ka thënë se pas kërkesës së kryeministrit Avdullah Hoti, i kanë dhënë afat qeverisë deri javën tjetër që të përmbushet kërkesa e vetme e tyre: dyfishimi i pagesës së kujdestarisë nga 18 në 36 euro.

“Pas një thirrje që më bëri kryeministri dhe më luti që takimi të shtyhet për javën tjetër, nga e hëna deri të enjten, në mënyrë që t’i japë fund kësaj kërkesë tone, pra dyfishimi i pagës së kujdestarisë nga 18 euro në 36 euro. Falënderoj sekretarin i cili ka suspenduar grevën për shkak të gjendjes së tij. Presim që në javën e ardhshme kjo kërkesë të marrë fund”, ka thënë Havolli.

Ndërsa Enlirat Duraku, pas grevës njëmbëdhjetëditore, ka thënë se pas propozimit të kryetarit Havolli ka marrë vendim që ta ndërpresë grevën.

“Greva ime ndërpritet sot, por në të ardhmen, nëse nuk merren për bazë kërkesat tona, do të marrim prapë vendime sindikale”, është shprehur Duraku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e…