Infermieri italian që vrau të dashurën: Me ka ngjitur koronavirusin
02 prill 2020
| 09:32
Një infermier italian, Antonio De Pace, nga një qytezë siciliane afër Messinës është arrestuar pasi ka vrarë të fejuarën e tij, e cila ishte studente e mjekësisë.
Arsyeja? “Me ka ngjitur koronavirusin”, i deklaroi policisë vrasësi.
Infermieri 28-vjeçar dhe studentja ishin njohur në Poliklinikun e Messinës, ku 26-vjecarja Lorena Quaranta po kryente praktikën.
Mbeten mister shkaqet e vërteta të vrasjes, nga momenti se dy tamponët mbi infermierin kanë rezultuar negativë dhe se çifti në rrjetet sociale dukej i lumtur.
Vrasja tronditi qytezën e Furcit, aq shumë saqë kryebashkiaku ka kërkuar që të zhvillohen funeralet të paktën në mënyrë private, edhe pse kjo gjë nuk lejohet më nga masat italiane kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit.