Infermieri poston fotografi me pacienten: S’ka privilegj më të madh se sa falënderimi i pacientit me zemër

10 janar 2021 | 23:01

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, ka thënë se s’ka kënaqësi e privilegj më të madh se kur pacienti të falënderon me zemër për shërbimet që stafi mjekësor u’a ofroi në kohën e pandemisë.
Ai ka deklaruar se është turp që persona të papërgjegjshëm po adresojnë sulme ndaj stafit shëndetësor, për të cilat sulme i ka ftuar organet e rendit që ta thonë fjalën e tyre. “Nuk ka më kënaqësi e privilegj se kur pacienti të falënderon me zemër 100% për shërbimet që ne si profesionistë u’a ofruam gjatë gjithë kohës së pandemisë dhe në çdo moment, gjithë atyre që kërkuan dorën tonë, pavarësisht moshës ngjyrës apo kombësisë”, ka shkruar Havolli në profilin e vet në “Facebook”, të cilit shkrim i’a ka bashkangjitur një fotografi më një paciente.

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

Postimi i plotë i Havollit:

Nuk ka më kënaqësi e privilegj se kur pacienti të falënderon me zemër 100% për shërbimet që ne si profesionistë u’a ofruam gjatë gjithë kohës së pandemisë dhe në çdo moment, gjithë atyre që kërkuan dorën tonë, pavarësisht moshës ngjyrës apo kombësisë.
Ndërsa sulmet në kohën e fundit, ndaj kolegëve tan profesionistë ne vend të punës nga personat e pa përgjegjshëm, duhet urgjentisht të merren organet e drejtësisë dhe kryerësit e veprës ta marrin dënimin e merituar. Është turp i madh ky fenomen që po i ndodh shoqërisë tonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke mposhtur…