Infermieri vaksinohet live kundër Covid-19 me shiringë bosh (Video)
Disa pamje ku shihet se si një infermier i një spitali në Teksas po vaksinohet kundër Covid-19 me një shiringë paradoksalisht bosh, po bëjnë xhiro në rrjet.
Lidhur me transparencën e kryerjes së vaksinimit nga Qendra Mjekësore Universitare El Paso, janë ngjallur shumë polemika.
Megjithatë spitali ka reaguar menjëherë, duke thënë se infermieri ka marrë vetëm një pjesë të dozës, dhe se ky fakt është interpretuar gabim në publik si një vaksinë bosh.
“Pasi raporte të shumta u shfaqën në mediat sociale që pretendonin se një nga pesë infermieret që morën një vaksinë të martën nuk mori një dozë të plotë të vaksinës, ne duam të heqim çdo dyshim të ngritur se ai nuk është vaksinuar plotësisht dhe të forcojmë më tej besimin në procesin e vaksinimit.
Infermieri në fjalë sot u vaksinua përsëri. UMC ka konfirmuar me Komitetin Këshillues të SHBA mbi Praktikat e Imunizimit (ACIP) se ri-vaksinimi i infermierit nuk do të shkaktojë efekte anësore. Infermieri do të duhet të kthehet pas tre javësh të marrë dozën e tij të dytë “ – deklaroi spitali El Paso.
https://www.youtube.com/watch?v=D_OZ7QTSmn0&feature=emb_logo