Infermierja e Klinikës Infektive shërohet nga virusi “Korona”

21 prill 2020 | 09:19

Në mesin e 21 të shëruarve nga virusi “korona” të hënën, është edhe një infermiere e Klinikës Infektive, ka njoftuar infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi, në shkrimin publikuar në “Facebook”, ka bërë me dije se fjala është për infermieren e infektuar në vendin e punës në Klinikën Infektive.

“Tani Klinika Infektive sërish me komplet stafin e saj, mjekë e infermierë në përballje me COVID-19. Po ashtu, edhe të gjithë kolegët shëndetësorë të klinikave të tjera sot rezultuan negativ”, shkruan ai.

Mbrëmë, IKShPK ka konfirmuar edhe 37 raste të reja me virusin “Korona”, që e çojnë totalin në 598 raste. Prej këtyre rasteve, 123 janë shëruar, ndërsa 15 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania filloi këtë javë me kujdes lirimin e disa masave…