Infermierja i grabit unazën e diamantit dhe kartelat e bankës, gruas që ka vdekur nga Covid-19
27 prill 2020
| 02:22
Një infermiere, e cila po kujdesej për një grua 86-vjeçare, që vdiq nga koronavirusi, i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit. Elizabeth Daniels, 29 vjeçe, kujdesej për Barbara Gust nga Koldorado e SHBA-ve, e cila prej disa ditësh ishte e diagnostikuar me COVID-19.
Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth, dyshohet se ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.
Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë kthyer familjarëve të viktimës, shkruajnë mediat e huaja.