Infermierja Musliu, e Klinikës Infektive, shërohet nga COVID-i
Sindikata e Infermierëve ka publikuar një dedikim për infermieren Remzije Musliu e cila punon që 43 vjet në Klinikën Infektive. Ajo ishte një nga infermieret e prekura nga koronavirusi por, për fat të mirë, tani është shëruar dhe është liruar në shtëpi.
“Remzije Musliu punon infermiere për 43 vjet me radhë në Klinikën Infektive. Që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19, duke i respektuar rregullat e profesionit, qëndroi larg familjes, duke e kryer punën me përgjegjësi të plotë në klinikë”, thuhet në postimin e Sindikatës, transmeton Gazeta Shneta.
“Më datë 30.03.2020, ashtu sikur edhe tri infermiere tjera të Klinikës Infektive, pati fatin të rezultojë pozitiv me COVID-19. Nga ajo datë deri më sot ajo u hospitalizua në Infektivë. Me ndihmën dhe me përkushtimin e të gjithë personelit shëndetësor të Klinikës Infektive, bashkërisht arritën ta mposhtin virusin dhe sot më datë 08.04.2020 rezultoi negativ dhe lëshohet për në shtëpi, ku do të vazhdoj të qëndrojë edhe për një kohë sipas rregullave të përcaktuara nga IKShPK”, thuhet në postim.
Sindikata e infermierëve i ka uruar shëndet, rehabilitim dhe kthim të shpejtë në punë.