Infermierja shqiptare në ballinën e “La Republica”

31 mars 2020 | 10:49

Infermierja shqiptare, Ornela, së bashku me tre koleget nga Kolumbia, Afrika dhe Italia, ishin sot në faqen e parë të përditshmes italiane “La Republica”.

Gazeta italiane i ka kushtuar një artikull falënderues dhe vlerësues shqiptares dhe vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar me situatën e rëndë që ka prekur Italinë për shkak të pandemisë COVID 19, ku vetëm në Itali kanë humbur jetën mbi 10 000 persona.

Sipas gazetës, Ornela është në mesin e katër grave që së bashku përbëjnë një ekip të palodhur, të vendosur në dhomën e urgjencës, ku vijnë dhjetëra ambulanca çdo ditë.

“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: t’i ndihmojnë pacientet e COVID 19 në spitalin e Cremonas. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela dhe Iolanda dhe Chiara”, thekson “La Repubblica”.

Shqipëria ka dërguar dy ditë më parë 30 infermierë dhe mjekë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19, në shenjë solidariteti. ATA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Sigurisë së Ilaçeve në Francë paralajmëroi të hënën…