Influenca në Instagram – Ajo që duam, që urrejmë dhe që e komentojmë më shumë

06 janar 2021 | 02:46

Sa ndjekës ke në Instagram? Një nga pyetjet që e dëgjon shpesh të të bëhet apo je në rastin e tyre që e bën. Rrjeti social ësjhtë kthyer një nga platformat më të rëndësishme të jetën e shumë njerëzve, duke na drejtuar nga mënyra se si vishemi, cfarë hamë apo ku do të shkojmë këtë fundjavë.

Dhe sigurisht që është një nga platformat që është kthyer në burim të ardhurash.

Por duhet të dimë se nuk është vetëm numri i ndjekëse që i bën personazhet të cilësohen si më influencuesit. Veç numrit të ‘followers’ duhet të shikohen sesa të angazhuar janë ndjejkësit dhe sa herë që përmenden nëpërë postimet e ndjekësve ose jo.

Sipas një liste të publikuar në korrik nga “Searchengin Engine Journal” në krye të kësaj liste është Ariana Grande.

Këngëtarja është një nga më të ndjekurat mes të gjitha kategorive, por ndjekësit e saj nuk janë shumë të angazhuar, ndoshta sepse pavarësisht se ajo poston shpesh, postimet e saj nuk kanë ndonjë përmbajtje me cilësi. Në profilin e saj do të gjeni selfie apo foto nga kafshët e saj shtëpiake, por jo shumë detaje nga jeta private. Nga ana tjetër ajo edhe më e përmendura, ndoshta për shkak të lidhjeve të bujshme dhe të komentuara, me ish-të dashuri që humbi jetën nga overdoza Mac Miller, fejesën e shkurtër me Pete Davidson apo sulmin terrorist që ndodhi në koncertin e saj në “Manchester Arena” në maj të 2017-s.

Pas saj renditet Kylie Jenner, si influencuesja më me shumë pëlqime, por njëkohësisht si më e diskutueshmja (mund të përfshihet edhe në listë si më e ‘urryera’), pasi ka hapur shpesh debat me pamjen e saj dhe jo vetëm (edhe me sjelljen). Ajo ndodhet në këtë kategori veçanërisht për një arsye, pasi postoi foto në Navajo, që supozohej të ishte i mbyllur për turizëm.

Pjesë e kësaj liste është edhe Selena Gomez, me 201 milionë ndjekës, e cila është cilësuar në bazë të reagimeve të ndjekësve si më e dashura për ta. Përgjithësisht komentet për të kanë qenë pozitive.

Ndërsa Beyonce, e cila ka 159 milionë ndjekës, ka qenë një nga më të përmendurat nga profilet e markave të ndryshme.

Billie Eilish, vajza që hyri në botën e muzikës dhe mori famë sa hap e mbyll sytë, pavarësisht se nuk ka aq shumë ndjekës dhe ‘like’ sa personazhet e tjerë të kësaj liste (73.6 milionë ndjekës) është më e komentuara.

Por ne do t’i shtojmë kësaj liste edhe dy personazhe që kanë qenë shumë të përfolura gjatë gjithë vitit të lamë pas.

Ish- modelja Chrissy Teigen, e cila kaloi një nga perioudhat më të vështira, abort spontan, me 33.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ndau detaje nga çastet e lumtura tek ato të trishta, si shtrimi në spital, mjekimet, aborti apo dhe kur dha lajmin e trishtë që do të mund të mbetej më kurrë shtatzënë.

Nga ana tjetër influencuesja italiane, Chiara Ferragni, e cila u dha 22.3 milionë ndjekësve të saj pak javë më parë lajmin se do të bëhej nënë  për herë të dytë, e kaloi periudhën e karantinës duke bërë donacione, për spitalin San Raffaele, për t’i shtuar një repart shtesë të terapisë intensive për personat e infektuar me Covid.

Si sillen influenciesit e suksesshëm me ndjekësit e tyre?

Kanë gjithmonë një sjellje pozitive, flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë me tad dhe i përditësojnë për  të rejat më të fundit në jetën e tyre. Dhe nëse doni të ndiqni rrugën e tyre, mos harroni të shkruani fjalër ‘lumturi’ (happy) dhe ‘dashuri’ (love) në përshkrimet e fotove, herë pas here.|tvt|

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tea dhe Andi në studio u “përballën” sot me pyetjet…