Informacionet e AKI-së çojnë në arrestimin e ish-policit Aleksandër Vlajiq për spiunazh
26 qershor 2024
| 23:06
Ish-polici i Kosovës, Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh.
Deri tek kapja e tij ka ardhur pas informacioneve që kanë qenë rruge operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjence (AKI)
Ky mekanizëm i sigurisë më pas ne bashkëpunim me prokurorinë speciale, ka bërë që ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh në regjionin e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.