Informatë e rëndësishme për ata që blejnë ushqim të gatshëm në Prishtinë

16 mars 2020 | 13:19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se lokalet dhe bizneset në kryeqytet lejohet të shesin produktet e tyre ushqimore.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se furrat dhe qebaptoret kanë të drejtë të shesin, por jo edhe të shërbejnë.

Më tutje, Ahmeti ka bërë thirrje që të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit.

“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin.  Pra furrat, qebaptoret, etj., kanë të drejtë vetëm të shesin, por jo edhe të shërbejnë (në tavolina).  Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit.  Delivery, takeaway lejohet. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku i njohur kosovar, Naser Ramadani, është pyetur edhe se…