Informatë e rëndësishme për prindërit e nxënësve të shkollave në Prishtinë nga Shpend Ahmeti
Kryetari i komunës së Prishtinës, përmes rrjetit social ‘Facebook’ i ka njoftuar prindërit e nxënësve të shkollave në Prishtinë se nga 4 maji e tutje të gjithë do të kanë mundësi t’i shohin edhe notat në ditarët shkollor.
Postimi i plotë i kryetarit Ahmeti:
Prindër të nderuar të nxënësve në shkollat e Prishtinës,
Disa prej juve keni marr sms në telefonat e juaj ku i keni marr Username/password të platformes e-shkollori. Fillimisht po e nisim me klasët VI-IX dhe tashmë sms të e parë kanë shkuar tek prindërit dhe nxënësit në shkollat Ismail Qemajli, Qamil Batalli e Faik Konica e deri me 4 maj do t’i marrin krejt prindërit.
Kur kyqeni në platformen e Prishtinës, ju do të keni qasje në kohë reale, në ditaret e shkollës (për fëmiun tuaj), komunikimet me mësimdhënënsit që nxënësi (fëmiu i juaj) ka bërë, dhe po ashtu do të keni online çdo mësim nga çdo lëndë të cilën mund ta shikoni kur të doni.
Pra krahas kthimit në normalitet në shkolla, tani më shkollat e Prishtinës do të jenë komplet të dixhitalizuara. Kjo do ta bëjë menaxhimin dhe qeverisjen e shkollës më të lehtë sepse do të ndjekim problemet në kohë reale, e prindërit do të jenë shumë më afër suksesit dhe mësimit të fëmijëve të tyre.
#rriNshpi