Informatë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Austrisë

02 shkurt 2021 | 14:20

Austria, e cila më 1 shkurt kishte paralajmëruar një zbutje e masave anti-Covid, po i bën përsëri më të rrepta kushtet e hyrjes në vend.

Në të ardhmen, të gjithë ata që hyjnë, përfshirë udhëtarët e rregullt ndërkufitarë, do të duhet të regjistrohen dhe të tregojnë një test negativ të koronës një herë në javë, ka thënë ministri i Brendshëm Karln-Nehammer, shkruan “srf.ch”.

Megjithatë, udhëtarët e rregullt ndërkufitarë përjashtohen nga karantina e detyrueshme dhjetë ditore. Të gjithë të tjerët detyrohen që, pas hyrjes në vend, të futen në karantinën që zgjat dhjetë ditë.

Për të gjithë udhëtarët e tjerë, nuk do të zbatohet më “testi falas” i cila ishte i mundshëm më parë, pas pesë ditësh karantinë.

Përveç kësaj, do të shtrihen kontrollet ekzistuese kufitare me vendet fqinje si Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria dhe Sllovenia.

Në veçanti Republika Çeke ka një numër shumë të lartë të infeksioneve të reja, ka thënë ministri Nehammer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”,  njofton se pas reshjeve të…